Vizita e shumëpritur e Papës për bekimin e madhështor të Kullës së Jezu Krishtit në Sagrada Família ka shkaktuar interesim të jashtëzakonshëm nga turistë të shumtë, përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.  Për shkak të kësaj ngjarjeje historike, hyrjet e zakonshme turistike në Sagrada Família do të jenë të kufizuara ose të mbyllura më 9, 10 dhe 11 qershor, për shkak të përgatitjeve dhe ceremonisë zyrtare papale. Bazilika do të rikthehet në orarin normal të vizitave nga 12 qershori.  Organizatorët rekomandojnë rezervimin sa më të hershëm të biletave, pasi kërkesa është shumë e madhe dhe shumë termine tashmë janë drejt shitjes së plotë.