Akademikë dhe profesionistë shqiptarë ftohen në “Takimet e Mynihut 2026”, më 27 dhe 28 nëntor. Simpoziumi bashkorganizohet nga DIJA e.V. dhe Instituti Alb-Shkenca, me konferenca shkencore, punëtori dhe tryeza ekspertësh. Aktiviteti zhvillohet në IBZ München, Amalienstraße 38, dhe synon shkëmbimin e dijes e krijimin e bashkëpunimeve.