Mjekët dhe ekspertët e turizmit shëndetësor thonë se qëndrimi në bregdetin e Shqipërisë gjatë verës ndikon pozitivisht në organizëm, sidomos falë kombinimit të ajrit të pastër detar, rrezeve të diellit dhe ujit me përmbajtje mineralesh.  Ekspozimi i kontrolluar në diell ndihmon trupin të prodhojë vitaminën D, e cila forcon kockat, imunitetin dhe humorin. Ndërsa ecjet buzë detit dhe ajri me jod në zona si Vlora, Durrësi, Himara apo Ksamil konsiderohen shumë të dobishme për sistemin respirator dhe reduktimin e stresit.  Ekspertët rekomandojnë që pushuesit të shijojnë diellin kryesisht në orët e paradites dhe pasditeve, për të përfituar maksimalisht pa dëmtuar lëkurën.