Apple pritet të ndryshojë strategjinë e lançimit të iPhone-ve duke ndarë serinë iPhone 18 në dy faza. Sipas raportimeve, në shtator 2026 do të prezantohen iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe telefoni i parë me palosje, iPhone Fold, që mund të kushtojë mbi 2 mijë dollarë. Ndërkohë, modelet standarde si iPhone 18 dhe iPhone 18e do të dalin në pranverën e vitit 2027. Ky ndryshim konsiderohet si një nga lëvizjet më të mëdha të Apple në vitet e fundit.