Besimtarët myslimanë do të kremtojnë më 27 maj festën e madhe të Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme islame që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe humanizmin. Në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare pritet të mbahen faljet festive, vizitat familjare dhe aktivitetet tradicionale të kësaj dite të shenjtë.