Shqetësime të mëdha janë ngritur nga qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve pasi në zonën e Pobregut, në Kukës, janë vërejtur çarje dhe dëmtime serioze në betonin e autostradës. Sipas njoftimit të aktivistit Ben Trota nga Kukësi, dëmtimet po zgjerohen gradualisht dhe situata kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur rrezikun e ndonjë tragjedie në këtë segment shumë të frekuentuar.